12 pyetje që duhet t'i bëni partnerit tuaj për të përmirësuar mirëkuptimin seksual

Nga Class 10 February 2025

12 pyetje që duhet t'i bëni partnerit tuaj për të

Nëse marrëdhëniet seksuale me partnerin tuaj po bëhen të mërzitshme dhe pak të kënaqshme, mund të jetë një problem komunikimi brenda çiftit. Këtë e beson Dr. Todd Baratz, psikoterapist amerikan shumë i ndjekur në Instagram, autor i manualit të ri "Si të duash dikë pa humbur mendjen tënde". Në llogarinë e tij sociale @yourdiagnonsense, Baratz ka shprehur mendimin e tij:

"Problemi më i madh seksual? Mungesa e komunikimit. Sigurisht, teknikisht është ankthi, por është pikërisht ai që shpesh hesht çdo dialog, fik kreativitetin dhe e kthen intimitetin në një territor të paeksploruar. Rezultati? Vështirësi për të bërë pyetje domethënëse, argëtuese ose ngacmuese që ndezin bashkëpunimin dhe dëshirën. Por mos u shqetësoni: kam mbledhur për ju një seri pyetjesh perfekte për të thyer akullin dhe për të rifilluar bisedën... në çdo aspekt!".

Pyetjet për t'i bërë partnerit për të rindezur pasionin dhe harmoninë seksuale:

1."Cila është gjëja më eksituese që kam bërë për ty?"
2."A ka një mënyrë me të cilën mund të të bëj të ndihesh më i dëshiruar dhe më seksi?"
3."Cila është gjëja që mund të të eksitojë menjëherë?"
4."Nëse do të mund të shkruaje historinë e takimit tonë seksual më të nxehtë, si do të fillonte dhe si do të përfundonte?"
5."Në ç'mënyrë mund të rrisim dëshirën dhe pritshmërinë jashtë dhomës së gjumit?"
6."Cili është mënyra jote e preferuar për të arritur orgazmën? Dhe a ka diçka që ende nuk e kemi provuar?"
7."Sa të eksiton 'dirty talking'? Dhe si mund ta eksplorojmë më tej?"
8."Cila është gjëja më erotike për të cilën ke pasur fantazi?"
9."Kur ka qenë hera që, sipas teje, kemi pasur seksin më të mirë?"
10."A ke një pikë të preferuar në trupin tënd të cilës nuk i kam kushtuar mjaftueshëm vëmendje?"
11."A ka tinguj ose fjalë që të eksitojnë?"
12."A ka lojëra ndijore (p.sh. akull, pupla, lidhje sysh) që të eksitojnë?"


Nuk mbetet gjë tjetër veçse t'i vini në praktikë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon