Një studim i ri ka vlerësuar dendësinë e studentëve, pedagogëve dhe anëtarëve të stafit në krahasim me madhësinë e kampusit

Sallat e mbushura me studentë ishin dikur një element kryesor i jetës universitare, por tani që qasja hibride ndaj të mësuarit duket se so të vazhdojë, ato mund të jenë një gjë e së shkuarës.

Epo, në disa universitete, ndoshta jo. Ka ende disa institucione vërtet të mbushura me njerëz, dhe Edumentors, një platformë mësimore online, sapo ka kryer një studim mbi numrin e studentëve, pedagogëve dhe anëtarëve të stafit në krahasim me kilometrat katrorë të kampusit, për të parë cilët janë institucionet arsimore më të mbipopulluara.

Ndërsa një kampus plot njerëz mund të mos duket si ndonjë problem i madh, mendoni se sa e vështirë është kur ju duhet të studjoni por, nuk mund të gjeni një vend të lirë në bibliotekë.

Në krye të listës është Universiteti Sapienza i Romës, i cili ka dendësi 272,091 njerëz për kilometër katror, dhe është universiteti më i mbipopulluar në botë.

Në vendin e dytë, renditet Universiteti i Mançesterit, me dendësi 165,100 njerëz për kilometër katror, por ky është vetëm një nga katër universitetet britanike, që renditen në top 10 – Edinburgu, UCL dhe Imperial College London janë ndër më të mbipopulluarit.

Dy universitete amerikane u përfshinë gjithashtu: Harvardi doli në vendin e shtatë me dendësi 50,857 dhe UCLA pasoi nga afër në vendin e tetë, me dendësi 48,541 njerëz për kilometër katror.

Universiteti i Harvardit
Më poshtë renditen dhjetë universitetet me më shumë njerëz në botë:

1. Universiteti Sapienza i Romës, Itali – 272,091
2. Universiteti i Mançesterit, MB – 165,100
3. Universiteti i Edinburgut, MB – 149,763
4. Universiteti i Göttingen, Gjermani – 102,457
5. Universiteti i Kopenhagës, Danimarkë – 80,155
6. Kolegji Universitar i Londrës, MB – 67,995
7. Universiteti i Harvardit, SHBA – 50,857
8. Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA), SHBA – 48,541
9. Universiteti Kombëtar i Singaporit, Singapor – 33,731
10. Imperial College London, MB – 30,381

 

Shqip.al