Kristjan Asllani mbetet një pjesë e rëndësishme e projektit të Interit, pavarësisht interesit të West Ham. Klubi italian ka refuzuar një ofertë konkrete nga skuadra e Premier League, duke konfirmuar besimin ndaj mesfushorit shqiptar.

Sipas raportimeve nga "Fcinternews", drejtuesit e West Ham u afruan me një propozim serioz për të transferuar Asllanin në Angli, por përgjigja e Interit ka qenë negative. Kjo vjen në një moment kur lojtari është përballur me kritika pas humbjes në Superkupën e Italisë kundër Milanit dhe paraqitjes ndaj Monzës.

Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi i ka dhënë më shumë hapësira titullari shqiptarit, i cili po tregon përmirësime si në aspektin fizik ashtu edhe në atë tekniko-taktik. Paraqitjet e tij të fundit kanë qetësuar zërat kritikë dhe kanë forcuar pozitat e tij brenda skuadrës.

Përveç Asllanit, Interi ka vendosur të mbajë edhe Davide Frattesi, duke siguruar stabilitet në mesfushën e ekipit. Me këtë vendim, klubi konfirmon strategjinë e tij për të ruajtur dhe zhvilluar talentet e tij, pa bërë lëvizje të panevojshme në merkato.