Futbollisti Alvaro Morata dhe gruaja e tij italiane, influencuesja Alice Campello, kanë konfirmuar se janë ribashkuar pesë muaj pas njoftimit të ndarjes së tyre.

Çifti u përgjigj thashethemeve për një rikthim në marrëdhënien e tyre duke publikuar foto të përbashkëta, duke pozuar duke buzëqeshur dhe puthur.

Ata nuk thanë asgjë për të shpjeguar postimet e tyre romantik në Instagram, duke treguar se një foto flet më shumë se një mijë fjalë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A?lvaro Morata (@alvaromorata)

Çifti i bukur, që u njohën në vitin 2016 dhe kanë katër fëmijë të vegjël, njoftuan gushtin e kaluar se po shkëputeshin pas shtatë vitesh martesë.

Gazeta sportive spanjolle Marca raporton se një debat për çështje familjare pas finales së Europianit të vitit të kaluar ishte katalizatori i ndarjes së papritur.