Në një bisedë me Vasin, në klinikën e saj komode dhe të ngrohtë, Vasi Skin Clinic & Academy u njohëm më shumë me limfodrenazhin. Sa shumë informacione na mungojnë kur nuk kemi mundësinë të flasim me profesionistë!

Limfodrenazhi manual është një terapi fizike që përdor teknikën e masazhit në limfën e thellë, duke stimuluar qarkullimin e gjakut në trup dhe largimin e toksinave. Në këtë artikull do të gjeni detajet më të rëndësishme rreth kësaj teknike.

Pra kjo është një praktikë e njohur që ka përfitime të shumta për shëndetin, duke përfshirë përmirësimin e funksionit të sistemit limfatik, lehtësimin e ënjtjes, dhe përshpejtimin e proceseve të pastrimit të trupit nga toksinat, rigjeneron e qelizat e bardha dhe stimulon fibroplastet për prodhimin e kolagjenit.

Vasi, ka arritur të lidhi këtë proces jo vetëm me aspekte fiziologjike, por edhe me energjinë, duke ofruar një qasje holistike ndaj shëndetit dhe mirëqenies.

Limfodrenazhi manual dhe energjia e dorës

Me avancimin e teknologjisë kemi një mbingarkesë opsionesh për përdorimin e aparaturave të ndryshme. Por fakt është që limfodrenazhi manual nuk mund të zvendësohet!

Vasi, e trajnuar në tre vende të ndryshme, ka marrë disa elementë nga 3 metoda, duke i unifikuar në një të vetëm. Ajo beson se limfodrenazhi mund të kontribuojë në balancimin e energjisë trupore dhe mendore, duke krijuar një lidhje të ngushtë mes trupit dhe mendjes.

Nuk ka një formulë të caktuar! Rezultati është i ndryshëm për çdo kliente!

Sekreti qëndron në studimin e mirë të anatomisë së fiziologjisë së trupit të njeriut dhe aftesisë për ta diagnostikuar drejtë.

A është një trajtim anticelulit?

Limfodrenazhi, nuk mund të përcaktohet thjesht si një trajtim anticelulit, por si një detox organizmi që redukton në mënyrë efikase celulitin në trup.

Rezultati i ndryshimit të perimetrit është i dallueshëm që në seancën e parë, por duhet të theksojmë se një masazh i duhur, i kombinuar me një mënyrë jetese të shëndetshme do të sigurojë që ju të filloni të humbni centimetra më shpejtë dhe lëkura juaj do të jetë më e fortë dhe më kompakte.

Ka një një lidhje të ngushtë me rigjenerimin qelizor

Kjo pikë lidhet me krijimin e një rutine me limfodrenazhin. Një herë në 28 ditë deri në 45 ditë ndodh rigjenerimi qelizor, prandaj sugjerohet që limfodrenzhi të kryehet 1 herë në 45 ditë.

Shtatzënia dhe limfodrenazhi

Kjo ishte një nga pikat më të këndshme të bisedës, pasi Vasi shpjegonte mënyrën e lidhjes me nënën dhe bebit përmes këtij procesi delikat.

Limfodrenazhi preferohet shumë edhe në periudhën pas shtatzënisë. Lëkura e varur, ijet e zgjëruara, strijat, gjithçka do të fillojë të kthehet në formë pasi do të ketë rritje të sintezës së kolagjenit dhe elastinës.

Limfodrenazhi nuk mund të bëhet tek të gjithë njerëzit

Një tematikë shqetësuese është abuzimi në klinika të ndryshme, duke neglizhuar përshtatjen e trajtimeve me një diagnozë të caktuar të klientes. Në rastin e limfodrenazhit nuk këshillohet për njerëzit që kanë hipertension, hiperteroimi, infektim të venave apo probleme me veshkat.

Limfodrenazhi manual rekomandohet shpesh për njerëzit që kanë kaluar kimioterapi për disa arsye kryesore:

-Pas kimioterapisë, trupi shpesh ka nevojë për ndihmë për të eliminuar toksinat e grumbulluara nga ilaçet kimoterapeutike. 

-Stimulimi i sistemit limfatik përmes limfodrenazhit mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit imunitar, duke rritur aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.

-Limfodrenazhi ka efekt relaksues, duke ndihmuar në uljen e stresit dhe përmirësimin e ndjesisë së përgjithshme të trupit.

Drenazhi i fytyrës

Vasi na prezantoi me disa teknika që lidhen edhe me drenazhin e fytyrës, një teknikë delikate dhe terapeutike që ofron një sërë përfitimesh për lëkurën.

Pas kësaj metode fytyra duket më e tonifikuar, me konture më të qarta dhe më pak fryrje.

Duke ndihmuar në largimin e toksinave dhe përmirësimin e rrjedhjes limfatike, drenazhi mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit që ndikon në zhvillimin e akneve.

Gjithashtu kjo teknikë stimulon prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës me kalimin e kohës.

Vasi e cila ka qenë pjesë e Kampionati Europian të Masazhit në 2024, ku merrnin pjesë 176 veta nga e gjithë bota, ka fituar vendin e 11 si masazh dhe vendin e 9 si individ.

Ajo ka krijuar në klinikën e saj Vasi Skin Clinic & Academy, mundësinë e trajnimeve estetike të certifikuara për shumë vajza që e kanë një pasion në këtë fushë!