A e dini emrin e vërtetë të personazhit më të komentuar të momentit, Gjesti?

Nga Class• 9 January 2025

A e dini emrin e vërtetë të personazhit më të komentuar

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Gjesti, ka surprizuar publikun me lëvizjen e tij më të fundit. Vetëm një ditë pas eliminimit nga BBVK, Gjesti ka hyrë si banor në “Big Brother VIP Albania 4”, duke shkaktuar entuziazëm të madh te fansat.

Hyrja e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte një surprizë për të gjithë, e shoqëruar me energji dhe pozitivitet, cilësi që e kanë bërë menjëherë një nga personazhet më të komentuar.

Por, a e dini emrin e tij të vërtetë? Gjatë prezantimit, Ledion Liço zbuloi se Gjesti quhet Besart Kelmendi. Megjithatë, ai ka zgjedhur të njihet publikisht me pseudonimin Gjesti, një nofkë që tashmë i përshtatet personalitetit të tij të veçantë dhe karizmës që sjell në ekran.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon