Trendi i ri në Tik Tok që po rrezikon jetën e adoleshentëve, AMA thirrje prindërve

Nga Class 4 December 2024

Trendi i ri në Tik Tok që po rrezikon jetën e adoleshentëve,

Armela Krasniqi, kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, ka bërë thirrje prindërve të kenë kujdes me fëmijët që të mos bien pre e një sfide që është bërë trend në "Tik Tok" dhe quhet "Sfida e Supermenit". 

Ky kërcim i cili po qarkullon kudo po rrezikon jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve, ku në Rumani raportohet sesi pasojë e kësaj loje të rrezikshme brenda një dite mbi 20 adoleshentë përfunduan në spital me fraktura të rënda. Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t'u kapur, ose jo, nga miqtë.

"PRINDËR bëni kujdes! Shpjegojuni fëmijëve tuaj rrezikun që fshihet pas tendencave të tilla online! FËMIJË dhe ADOLESHENTË mos bini pre e sfidave të tilla. Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, NUK ka asgjë argëtuese në to.", shkruan Krasniqi ndër të tjera.

Trendi i ri në Tik Tok që po rrezikon jetën e adoleshentëve,

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon