Armando Broja debuton me Evertonin këtë javë

Nga Class 3 December 2024

Armando Broja debuton me Evertonin këtë javë

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, pritet të bëjë debutimin e tij me ekipin e parë të Evertonit këtë javë. Kjo është konfirmuar nga trajneri i Evertonit, Sean Dyche, gjatë një konference për shtyp para ndeshjes së ardhshme ndaj Wolverhampton. Dyche theksoi se Broja do të jetë pjesë e skuadrës, edhe pse nuk ka sqaruar nëse do të startojë titullar.

"Broja padyshim do të jetë pjesë. Çermiti nuk është gati, ai po stërvitet shumë, por ka nevojë për një program të zgjeruar ndeshjesh. Por Broja duhet të jetë pjesë", tha Dajç, duke shpjeguar gjithashtu se dy lojtarë të tjerë, përfshirë Çermitin, nuk kanë bërë ende debutimin e tyre për këtë sezon për shkak të problemeve fizike.

Kjo nënkupton se Broja mund të jetë një alternativë e vlefshme për sulmin e Evertonit, që ka pasur vështirësi për të shënuar në katër ndeshjet e fundit dhe aktualisht është afër zonës së ftohtë në klasifikim. Pas ndeshjes ndaj Ullvërhempton, Evertoni do të përballet me një tjetër sfidë të rëndësishme në fundjavë, derbin ndaj Liverpoolit, liderit të Premier Ligës, ku kontributi i Brojës do të jetë i domosdoshëm.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon