Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj është sheik arab: Shqiptarët më kanë dalë për hundësh

Nga Class 29 November 2024

Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj është sheik arab:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka bërë një rrëfim të sinqertë gjatë një interviste për emisionin Prive, duke ndarë detaje të panjohura për jetën e saj personale dhe profesionale.

Fjolla foli hapur për një periudhë të vështirë në jetën e saj, kur përballej me sfida të mëdha psikologjike, të cilat shpesh reflektoheshin në postimet e saj në rrjetet sociale. Ajo kërkoi falje publike për deklaratat dhe emrat që mund të ketë përmendur gjatë asaj kohe.

“Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe ndjej keqardhje për të gjithë ata që mund të kem lënduar me ato që kam thënë. Ishte një kohë kur nuk isha mirë emocionalisht dhe për këtë kërkoj falje,” u shpreh këngëtarja.

Fjolla konfirmoi se është në një lidhje romantike me një sheik arab nga Dubai, duke e cilësuar këtë raport si shumë të rëndësishëm për të. Ajo nuk ngurroi të tregonte lumturinë që po përjeton aktualisht.

Nuk është shqiptar, jeton në Dubai. Me këta këtu [shqiptarët] më kanë dalë për hundësh,” tha Fjolla, duke shtuar me humor një koment për marrëdhëniet e saj të kaluara.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon