Humbi vajzën një vit më parë, Vangjel Tavo dedikim prekës: Shkoi të flinte me engjëjt

Nga Class 29 November 2024

Humbi vajzën një vit më parë, Vangjel Tavo dedikim

Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale për të kujtuar vajzën e tij, Evën, në përvjetorin e parë të ndarjes së saj nga jeta.

Eva, vetëm 24 vjeçe, humbi jetën tragjikisht një vit më parë gjatë një aksidenti automobilistik në Maqedoninë e Veriut. Në dedikimin e tij, Tavo shpreh dhimbjen e thellë dhe mungesën që ndjen çdo ditë për të bijën, duke e përshkruar atë si një frymëzim dhe burim të pafund dashurie.

“Sot, një vit më parë, Eva e bukur, vajza ime, shpirti i dlirë i kësaj bote, qenia me zemrën e madhe e të mbushur plot dashuri për jetën dhe njerëzit, shkoi të flinte me engjëjt!

Na mungon shumë Eva. Na mungon në çdo frymëmarrje! Janë kujtimet e tua dhe dashuria jote e pashtershme që na japin forcë të ecim përpara e të shërbejmë sa mundemi, siç bëre ti. Sepse ti ishe frymëzimi, dashuria dhe vetë jeta.”, shkruan Vangjel Tavo për të bijën.” shkruan Tavo.

Ai thekson se kujtimet dhe dashuria e Evës vazhdojnë t’i japin forcë familjes për të ecur përpara dhe për t’i shërbyer të tjerëve, ashtu siç ajo bënte në jetë.

Humbi vajzën një vit më parë, Vangjel Tavo dedikim

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon