Armina Mevlani reagon pas lirimit të Sali Berishës

Nga Class• 28 November 2024

Armina Mevlani reagon pas lirimit të Sali Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha u la i lirë më 27 nëntor, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) revokoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” që kishte qenë në fuqi për gati 11 muaj.

Pas këtij vendimi, reagoi në rrjetet sociale edhe Armina Mevlani, bashkëshortja e djalit të tij, Shkëlzen Berisha. Blogerja e njohur ndau një thënie të fuqishme nga Martin Luther King, duke shkruar:

“Liria nuk jepet kurrë vullnetarisht nga shtypësi, ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit,” në një mesazh që lidhet dukshëm me lirimin e ish-kryeministrit.

Armina Mevlani reagon pas lirimit të Sali Berishës

Nuk është hera e parë që Armina ka folur publikisht për situatën e vjehrrit të saj. Në një intervistë dy muaj më parë, ajo shprehu besimin e saj se drejtësia do të triumfonte.

“Nuk është përjetuar mirë, sepse normalisht është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet. Megjithatë shpresojmë për më mirë. Sa kohë njerëzit janë të shëndetshëm, drita e diellit do të dalë, e sigurt që po,” tha blogerja.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon