“Sherri filloi brenda te shkolla”/ Shoku i Martinit tregon sesi nisi konflikti: U zunë për një shtyrje në oborr

Nga Class 19 November 2024

“Sherri filloi brenda te shkolla”/ Shoku i Martinit tregon sesi nisi

Shokët e Martin Canit, 15-vjeçarit që mbeti i vdekur dje pas një sherri pranë shkollës “Fan Noli” janë të tronditur pas ngjarjes së rëndë.

Njëri prej tyre, ka rrëfyer për “Shqipëria Live” se sherri mes dy të rinjve ka ndodhur në oborrin e shkollës që prej ditës së premte, dhe “sqarimi” do bëhej të hënën, por rezultoi të ishte fatale.

Ai tha se sherri ndodhi pasi u shtynë dhe u shanë brenda në oborrin e shkollës.

“Sherri nisi të premten. U shtynë tek porta e shkollës dhe më pas autori e goditi Martinin sepse ai e shau. Pastaj në rrejtët sociale thanë që do sqaroheshin. Nuk është e vërtetë që janë zënë për një vajzë. Me aq sa më ka thënë Martini, gjithçka nisi për një sherr që ndodhi tek porta e shkollës të premten. Në fundjavë janë zënë me mesazhe, pastaj e lanë pas shkolle që të sqaroheshin të hënën. Kur dolëm nga shkolla isha me Martinin, pro pastaj u ndava sepse isha tek furgoni. Unë kam parë vetëm Martinin që ishte i shtrirë, sepse isha në furgon. Njoftova policinë, kërkova ndihmë por nuk gjetëm. Edhe autori është nxënës i shkollës ‘Fan Noli’, klasë paralele me Martinin”-tregoi shoku i Martinit.

Burimi: Top Channel

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon