Një moment i veçantë dhe tejet emocional u shfaq në emisionin 'Sol' në 'Klan Kosova', kur Jonida Vokshi u surprizua nga një letër prekëse e shkruar nga vëllai i saj, Dori.
Letra, një mesazh i mbushur me dashuri dhe forcë, i dedikohej Jonidës dhe familjes së tyre pas humbjes së babait, duke prekur jo vetëm Jonidën, por edhe gjithë shikuesit.
Në letër, Dori shkruante:
"Po ta shkruaj këtë letër me sy lart në qiell. E di që këto muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për ne. Duke shpresuar dhe duke u lutur çdo ditë, që një pjesë e shpirtit tonë mos të largohet nga ne. Por Zoti vendosi ta marrë pranë vetes. Ai gjithmonë do të jetë engjëlli ynë mbrojtës. E di që fizikisht nuk jam aty me ju, por me shpirt e me zemër jam gjithmonë me ty dhe me mamin. Ju kam dashur, ju dua dhe do t’ju dua deri në frymën e fundit! E guximshme, e fortë dhe kokëlartë gjithmonë, siç babi të donte. Të dua shumë!"
E emocionuar e në lot, Jonida falënderoi vëllanë e saj për mesazhin dhe për mbështetjen që ai gjithmonë ka ofruar:
"Shpirti i motrës, edhe unë të dua shumë! Ai është gjysma ime dhe e di që gjithçka që bën është për ne. Pavarësisht distancës, e ndiej praninë e tij në çdo hap."