Lindi fëmijën në makinë, si paraqitet gjendja e nënës dhe e bebit

Nga Class 8 October 2024

Lindi fëmijën në makinë, si paraqitet gjendja e

Nëna dhe foshnja që lindi në makinë pasi u bllokuan në trafik si pasojë e protestës gëzojnë shëndet të mirë. Lajmi jepet nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

“Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet. Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë”, njoftoi ajo.

Kujtojmë se ngjarja u raportua ditën e djeshme dhe gazetarja Glidona Daci siguroi pamjet kur gruaja mbërriti në ambientet e spitalit të Traumës me makinë private.

Lindi fëmijën në makinë, si paraqitet gjendja e

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon