Arjon Muça flet për marrëdhënien me Arjolën dhe Erjonën pas ekranit

Nga Class 30 September 2024

Arjon Muça flet për marrëdhënien me Arjolën dhe

Moderatori Arjon Muça ka zbuluar më shumë për marrëdhënien e tij me partneret në ekran, Arjola Shehun dhe Erjona Rusin. Dy vitet e fundit, Arjoni bashkëprezantoi "Shqipëria Live" me Erjonën dhe kimia e tyre ndihej përtej ekranit.

Gjatë intervistës së sotme për "Wake Up", Arjoni zbuloi se në fillim nuk durohej as me Arjolën dhe as me Erjonën, por më pas u bë mik shumë i mirë me të dyja.

"Me Arjolën nuk duroheshim, edhe pse ishte ajo që më zgjodhi si bashkëprezantues, pasi ishte autore në atë kohë. Edhe me Erjonën ishte pak a shumë e njëjta gjë, me ndryshimin e vetëm që ajo dukej shumë më e ftohtë në krahasim me Arjolën. Në provën e parë ishte ajo profesionistja që tha: "Është shumë mirë ky djali". Dhe mbeti “ky djali”. Më pas zbulova që është një nga njerëzit me gallatë pas ekranit,", thotë Arjoni.

Aktualisht, Arjoni është opinionist në emisionin "Përputhen", përkrah Zhaklin Lekatarit.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon