Moderatori dhe gazetari i njohur Alban Dudushi po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore.
Nga burime të afërta me të, kemi mësuar se Dudushi ka përjetuar një problem shëndetësor mbrëmjen e të hënës, menjëherë pas përfundimit të emisionit të tij në RTSH.
Situata kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme mjekësore dhe ai është dërguar me ambulancë në spital, ku ka marrë kujdesin e nevojshëm nga specialistët.
Fatmirësisht, sipas informacioneve që kemi, nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz.
Albani ka qenë i shtruar në spital dhe, për shkak të gjendjes së tij, ka anuluar edhe transmetimin e emisionit të martën dhe të mërkurën.
Deri më tani, ai vetë nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me këtë situatë.
I urojmë Albanit shërim të shpejtë dhe rikthim të shpejtë në ekran.
Ky është artikull ekskluziv i 'Revistës Class', që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Class” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.