Arbana, Alaudini apo Kiara? Moderatori -ndoshta- sapo i dha përgjigje pyetjes mbi prezantimin e BBVK

Nga Class• 31 August 2024

Arbana, Alaudini apo Kiara? Moderatori -ndoshta- sapo i dha përgjigje

Moderatori Alaudin Hamiti ka nxitur sërish aludime mbi prezantimin e edicionin e ri të 'Big Brother VIP Kosova' me një postim misterioz në Instagram.

Në një Story të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Hamiti është shfaqur pranë një syri të ngjashëm me atë të logos së 'Big Brother', me mbishkrimin “Kush po na vëzhgon?”.

Ky postim ka ngritur spekulime se Hamiti mund të kthehet si prezantues i këtij formati televiziv.

Arbana, Alaudini apo Kiara? Moderatori -ndoshta- sapo i dha përgjigje

Edhe pse ky veprim ka nxitur diskutime, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për rolin e tij në edicionin e tretë të BBVK.

Ndërkohë, ka pasur thashetheme se Arbana Osmani dhe Kiara Tito do të jenë prezantueset e mundshme të këtij edicioni.

Do të duhet të presim deri në fillimin e sezonit të ri për të zbuluar se kush do të jetë në krye të këtij formati popullor.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon