Ngjarja tronditëse e 6 korrikut, ku Klea Prengu u sulmua nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha në një restorant vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe medias. Incidenti, i cili mori përmasa të mëdha, ka shkaktuar goxha polemika.

Sipas raportimeve, dy motrat Berisha janë ende në kërkim nga policia, ndërsa rrethana e sulmit mbetet në hetim. Dyshohet se sulmi ndodhi për shkak të një konflikti të lindur nga dyshimet se Klea Prengu kishte ndërhyrë në marrëdhënien e Mariela Berishës me partnerin e saj. 

Pavarësisht nga plagët e rënda që Klea mori si pasojë e sulmit, gjendja e saj shëndetësore së fundmi paraqitet e mirë. Përmes postimeve në mediat sociale ajo ka treguar përmirësimin e saj gradual dhe duket se ajo po e merr veten dita-ditës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)

Ndërkohë, hetimet për ngjarjen vazhdojnë.