Kit Harington: E urreja veten kur isha i alkolizuar

Nga Class• 14 August 2024

Kit Harington: E urreja veten kur isha i alkolizuar

Kit Harington ka folur në një intervistë të fundit për një nga periudhat më të errëta të jetës së tij.

Aktori i “Game of Thrones” ka folur për detoksifikimin e tij nga alkooli, ndërsa ka theksuar se në periudhën kur ishte i varur nga alkoli ishte në depresion dhe madje ka menduar edhe vetëvrasjen.

“Para se të bëhesha esëll, shikoja veten në pasqyrë dhe ndihesha keq. E urreja veten dhe e përbuzja.Nuk isha krenar për asgjë që kisha bërë,” shpjegon ai.

Aktori i njohur ka theksuar gjithashtu se është shumë me fat që ka arritur që të heqë dorë nga ky ves para se të lindnin fëmijët e tij pasi do të kishte qenë fiziksht dhe emocionalisht edhe më e vështirë.

Harington ka dy fëmijë një djalë 3-vjeçar dhe një vajzë 1-vjeçare me gruan e tij, me të cilën ka luajtur në serialin e njohur  “Game of Thrones” Rose Leslie. Çifti u martua në vitin 2018 në një kështjellë në Skoci.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon