NUK ka protestë për Noizyn! Ekipi menaxherial: Do ndjekim vetëm rrugën ligjore

Nga Class• 12 August 2024

Ditën e djeshme në rrjetet sociale u paralajmërua një protestë në lidhje me arrestimin e Noizyt. Ky paralajmërim erdhi pak ditë pasi reperi u vendos në pranga në Shëngjin pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut Medi Iseni. 

Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohej ditën e hënë, sot, në orën 19:00 dhe kërkonte që të ndalohej ekstradimi i Noizyt drejt Kosovës. 

NUK ka protestë për Noizyn! Ekipi menaxherial:  Do ndjekim vetëm

Por, përmes një deklarate zyrtare ekipi menaxherial dhe familja e Noizyt ka njoftuar sot se ata nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste. Më tej, në njoftimin zyrtar thuhet se janë në një proces gjyqsor dhe do ndjekin vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës.

"Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizyt). Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste. Ne, jemi në një proces gjyqsor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt Duam të falenderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizyt për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie. Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës. Stafi menaxherial."

NUK ka protestë për Noizyn! Ekipi menaxherial:  Do ndjekim vetëm

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon