Selena Gomez qesh me videon "It girl era" me këngën e Justin Bieber: "Isha në depresion atëherë"

Nga Class• 31 July 2024

Selena Gomez qesh me videon "It girl era" me këngën e Justin

Selena Gomez nuk dëshiron të rikthehet në epokën e saj “‘It’ girl era.”

Këngëtarja ka reaguar ndaj një video në TikTok e shoqëruar me këngën e ish-të dashurit të saj Justin Bieber "Company", ku shfaqet Gomez me një fustan të zi dhe një pallto të hedhur mbi njërën shpatull, me flokët e saj kaçurrela. "Unë e di dhe ju gjithashtu se në atë kohë ajo nuk do të ishte fejuar kurrë me Benny, ajo ishte në epokën e saj të IT GIRL.”, shkruhej në mbishkrim.

Teksti i shkruar mbi video pohoi gjithashtu se Selena e atëhershme "nuk do të dilte kurrë me Benny Blanco".

@divinepeople I know and so do you that at the time she would never have gotten engaged to Benny, she was in her IT GIRL era #selenagomez #bennyblanco #justinbieber #fyp #foryou #viral ? suono originale - divinity

Kjo video mori edhe vëmendjen e Selena Gomez e cila komentoi: "Më bën të qesh disi sepse isha shumë e dëshpëruar në atë kohë lol."

Selena Gomez qesh me videon "It girl era" me këngën e Justin

Kjo vjen shtatë muaj pasi ajo konfirmoi romancën e saj me Blanco, 36 vjeç, dhe e mbrojti atë nga fansat negativë. “Ai më ka trajtuar më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet”, shkroi ajo në dhjetor 2023.

Selena Gomez qesh me videon "It girl era" me këngën e Justin

Aktorja vuri në dukje në një intervistë për revistën Time se partneri i saj nuk është mërzitet kur fansat komentojnë "gjërat më të dëmshme mbi ta". 

Para lidhjes së tyre, Gomez ishte e lidhur me The Weeknd në vitin 2017 dhe Bieber për tetë vjet. Vetëm disa muaj pasi  u ndanë në 2018, ai u martua me Hailey Bieber - dhe çifti tani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Selena Gomez qesh me videon "It girl era" me këngën e Justin

Selena Gomez qesh me videon "It girl era" me këngën e Justin

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon