Kader Kicaj njofton ndarjen nga Lumbardh Salihu: Kam vuajtur shumë

Nga Class 30 July 2024

Kader Kicaj njofton ndarjen nga Lumbardh Salihu: Kam vuajtur shumë

Kader Kicaj përmes një statusi të papritur ka njoftuar sot ndarjen e saj me Lumbardh Salihun.

Në statusin e saj, Kicaj ndau lajmin e ndarjes me ndjekësit, duke theksuar sfidat dhe vështirësitë që ka përjetuar gjatë lidhjes. Ajo shkruan: "Përshëndetje njerëz të mirë! Duke qenë se bashkë kemi ndarë shumë gjëra, desha të ndaj me ju një lajm për jetën time private. Unë tash e tutje nuk jam më me personin që isha deri dje."

Kicaj thotë se, si vajzë, ka luftuar çdo sfidë për të qëndruar në lidhje, por ka përjetuar shumë vështirësi. Ajo siguroi ndjekësit se do të përgjigjet për çdo pyetje, por kërkoi mirëkuptim dhe respekt për privatësinë e saj: "Për çdo lloj pyetje kam përgjigje por nuk dua të lëndoj askënd sepse unë, vetëm jam lënduar në këtë lidhje."

Kader Kicaj njofton ndarjen nga Lumbardh Salihu: Kam vuajtur shumë

Ndarja e tyre vjen si një surprizë për shumë ndjekës, pasi vetëm dy ditë më parë u shfaqën bashkë në "Sunny Hill Festival". Çifti që u njoh në "Big Brother VIP Kosova 2" pati një ndarje edhe pak muaj më parë për një kohë të shkurtër.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon