Nga planet për zgjerimin e familjes te artistët me të cilët s'do të bashkëpunonte kurrë. Flet Mc Kresha

Nga Class• 15 June 2024

Nga planet për zgjerimin e familjes te artistët me të cilët

Mbrëmjen e kaluar, Mc Kresha ishte i ftuar në "Top Arena", ku foli për planet e së ardhmes në lidhje me familjen dhe karrierën.

I pyetur nëse po planifikon ta zgjerojë familjen, ai pranoi se do të dëshironte të kishte një fëmijë të tretë.

Me qejf e kam, por nuk varet vetëm nga unë. Si artist nuk do të doja që fëmijët të merreshin me muzikë. Por arti nuk është profesion, është talent. Vajza ime që në moshën 2-vjeçare pikturon, ka edhe prirje për të kënduar. Dua që me kalimin e kohës, të jetë ajo e zonja dhe të vendosë çfarë të dojë në jetë.

Përpos familjes ai u ndal edhe te karriera dhe tregoi se me cilët këngëtarë nuk do të pranonte të bashkëpunonte, por pa përmendur emra. 

Ne nuk bëjmë këngë për sezon. Ne bëjmë albume. Me Lyrical Son ne bëjmë album, kemi 11. Ne kemi pasionin dhe nga pasioni del profesioni. Me kë nuk do të bashkëpunoja? Nuk e them, nga respekti se nuk dua t’ia lëndoj kujt ndjenjat, por e dinë shumë mirë ata.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon