Si të zgjidhni kondicionerin e duhur për shtëpinë tuaj?

Nga Class 30 May 2024

Si të zgjidhni kondicionerin e duhur për shtëpinë tuaj?

Shpikja e kondicionerëve e ka bërë jetën më të lehtë. Dikur instalimi i kondicionerit konsiderohej luks, por sot është bërë domosdoshmëri.

Kondicionerët modernë nuk ngrohin apo freskojnë mjedisin, por edhe zvogëlojnë mundësinë e sulmeve të astmës, mbajnë larg parazitët dhe parandalojnë që pajisjet elektronike në shtëpi të mbinxehen, zvogëlojnë rrezikun e dehidratimit dhe nxehtësisë së tepërt.

Zgjedhja e kondicionerit të duhur për shtëpinë është shumë e rëndësishme, duke ju lejuar që shtëpia të ftohet dhe ngrohet aq sa duhet, por gjithashtu të mos harxhojë shumë energji.

Në një bisedë me specialistët e Billi Al Carrier, distributorët zyrtar të Carrier prej 25 vitesh në Shqipëri, ne përcaktuam disa nga kriteret më të rëndësishme që duhet të vlerësoni përpara zgjedhjes së një kondicioneri:

Madhësia e dhomës

Gjëja e parë që duhet të keni parasysh kur përzgjidhni një kondicioner, është madhësia e dhomës. Nëse kondicioneri është shumë i vogël në krahasim me madhësinë e dhomës, pajisja do ta kishte të vështirë të arrinte nivelin e synuar të ajrit të kondicionuar. Nga ana tjetër, nëse blini një kondicioner shumë të madh, do ta freskonte dhomën shumë shpejt pa hequr lagështinë nga ajri.

Si të zgjidhni kondicionerin e duhur për shtëpinë tuaj?

Klima dhe moti

Kur të zgjidhni kondicionerin kini parasysh klimën dhe motin në rajonin tuaj.

Eficenca e energjisë

Një gjë tjetër që duhet të keni parasysh është efikasiteti i energjisë së kondicionerit. Carrier ka vlerësimin më të lartë si ndër më të efektshmit në energji, që ndihmon në kursimin e parave në faturën tuaj të energjisë elektrike në mënyrë të jashtëzakonshme.

Kapaciteti

Njohja e kapacitetit të kondicionerit është e rëndësishme pasi do të ndihmojë në vendosjen më të mirë jo vetëm në aspektin e ftohjes por edhe për buxhetin tuaj.

Si të llogarisim fuqinë që na duhet?

Ja një mënyrë:

Kontakto me ekspertët e Billi Al Carrier për të marrë çdo përgjigje mbi pyetjet që keni. Mund t'i gjeni në showroomin e tyre pranë Rruges se Kosovarëve ose t'i kontaktoni në numrin e tel. + 355 69 20 87 411

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon