Del në shitje vila ku është xhiruar filmi ‘Home Alone’. Ja sa do të kushtojë!

Nga Class• 29 May 2024

Del në shitje vila ku është xhiruar filmi ‘Home

Besoj të gjithë e njihni filmin ikonik ‘Home Alone’, që na ka shoqëruar gati çdo Krishtlindje.

Vila ku është xhiruar filmi, ku personazhi kryesor Kevin kalon aventura të panumërta, ka dalë në shitje.

Del në shitje vila ku është xhiruar filmi ‘Home

Vila përbëhet nga pesë dhoma dhe gjashtë banja në Winnetka, Illinois në SHBA dhe shitet me shumën marramendëse prej 5.25 milionë dollarë.

CNN shkruan se që nga publikimi i filmit, në vitin 1990, shtëpia është rinovuar.

Agjentët amerikanë të pasurive të patundshme thonë se është hera e parë që nga viti 2012 që prona hidhet në treg dhe se pronarët aktualë kanë dyfishuar hapësirën e banimit dhe kanë ndërtuar një fushë basketbolli.  

Në vitin 2021, fansave të filmit ‘Home Alone’ iu dha mundësia të qëndronin një natë në vilë vetëm për 25 dollarë.

Prona të ngjashme që janë shfaqur në filma ose në televizion kanë arritur gjithashtu çmime mahnitëse kur janë vënë në shitje.

Del në shitje vila ku është xhiruar filmi ‘Home  Del në shitje vila ku është xhiruar filmi ‘Home

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon