Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, aplikon për pasaportën shqiptare. Bëhet qytetar i Lushnjes

Nga Class• 21 May 2024

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, aplikon për pasaportën

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendez Campos Junior, ndodhet në Lushnjë, ku ka aplikuar për të marrë pasaportën shqiptare.

Pas shpalljes së dekretit në dhjetorin e shkuar nga presidenti i Republikës që iu dorëzua në ceremoninë e fundvitit edhe nga Kryeministri Rama, sot është dita zyrtare kur Silvinjo kryen të gjitha veprimet ligjore për t’u bërë qytetari më i ri i Lushnjës, së bashku me ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, aplikon për pasaportën

Kështu, përpara se të nisemi për në finalet e evropianit në Gjermani, mund të themi se për herë të parë do të jetë edhe një trajner shqiptar, së bashku me ekipin tonë kombëtarë që shkon për here të dytë në finalet e kompeticionit më të madh të kontinentit të vjetër.

Burimi: Top Channel

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon