E rëndë në Kavajë! Përfundon në pranga 48-vjeçari që përdhunonte të bijën prej 4 vitesh

Nga Class 21 May 2024

E rëndë në Kavajë! Përfundon në pranga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Shtetasi B.R. 48 vjeç, banues në Golem është paditur nga e bija 15-vjeçare. Ajo deklaroi se i ati kryente marrëdhënie me të gjatë katër viteve të fundit.

Policia informon se Policia e Kavajës ka vënë sakaq në pranga të akuzuarin, pas padisë të së bijës.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’, theksojnë uniformat blu.

Sakaq, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon