Drini Zeqo për Heidin: ‘Heidi fsheh diçka pas buzëqeshjes. Nuk është e pafajshme’

Nga Class• 16 May 2024

Drini Zeqo për Heidin: ‘Heidi fsheh diçka pas

Drini Zeqo, gazetar i njohur dhe ish-banori i shtëpisë së BBV3, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Big Brother Radio’.

Ai shprehu mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e Big Brother Vip.

Ai u ndal më shumë tek loja e Heidit, duke shprehur se ajo është favorizuar nga Romeo.

Heidi ka një avantazh shumë të madh që njerëzit pak e kujtojnë ose pak duan ta nënvizojnë. Ajo nuk ka ecur vetëm në atë shtëpi. Heidi ka ecur krah një personazhi shumë të fortë siç ka qenë Romeo. Një çift është gjithmonë i privilegjuar në një format si ky.

Gjithashtu, shtoi se ajo ia ka marrë zemrën publikut me cilësitë e saj dhe se ka fituar mjaft popullaritet.

Heidi ka fituar popullaritet. Cilësitë e Heidit pëlqehen në masë: është një vajzë e re, e lindur në Itali, por ndërkohë ka ruajtur gjuhën shqipe. Ajo është e artikuluar. E shoh pjesë të medias.

Në përfundim, ai theksoi se Heidi nuk është aq e pafajshme sa duket dhe se fsheh diçka pas buzëqeshjes së saj.

Unë besoj që Heidi fsheh diçka pas buzëqeshjes. Është një njeri që luan me të pavërtetën, nuk e çon deri në fund të vërtetën e saj. Ashtu sikurse besoj se ajo ka rënë në dashuri dhe është dashuruar me Romeon. Duket nga gjuha e trupit që është e dashuruar.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon