Një kapitull i ri për Bella Hadid. Ajo heq dorë nga modelingu! 'Dua t'i jap përparësi mirëqenies sime'

Nga Class• 15 May 2024

Një kapitull i ri për Bella Hadid. Ajo heq dorë nga modelingu!

Modelja e mirënjohur Bella Hadid ka vendosur t’i japë kohë vetes dhe mirëqenies së saj, duke hequr dorë nga karriera 10-vjeçare si modele prej.

Ndonëse ajo ka korrur sukses në fushën e modelingut, prapëseprapë nuk ndihet e përmbushur.

‘Pas dhjetë viteve si modele, kuptova se po i jepja shumë energji dhe dashuri diçkaje që nuk më jepte asgjë në këmbim’, - u shpreh ajo.

Tashmë është shpërngulur në Teksas, ku thekson se jeta e saj ka ndryshuar katërçipërisht. Madje, thekson se nuk ka kaluar ndonjëherë më mirë. Tashmë ajo ka më shumë kohë për të kaluar me shoqërinë dhe për t’u kujdesur për veten. Një vendim ky fill pas luftës së heshtur me sëmundjen ‘Lyme’.

Një kapitull i ri për Bella Hadid. Ajo heq dorë nga modelingu!

Megjithatë, ajo vazhdon të merret me biznesin e saj. Së fundmi, ka nxjerrë në treg ‘Ôrebella’ , e shqiptuar ‘aura-bella’, si linjën e saj të parfumeve dhe një shenjë për rrënjët e saj arabe.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon