Rrëfimi i Billie Eilish për seksualitetin e saj do t'ju bëjë të kuqeni

Albumi i tretë i Billie Eilish, ‘Hit me hard and soft’, është më pak se një muaj larg dhe para publikimit të tij, fituesja e dy çmimeve ‘Oscar’ dhe nëntë çmimeve ‘Grammy’, tregon se si projekti i ri sjell kujtimet e albumit të saj të parë.
Eilish, 22-vjeçare, që publikoi ‘When We All Fall Asleep, Where Do We Go?’, në vitin 2019, tha se puna për albumin e ri ‘Hit me hard and soft’ e ka bërë të ndihet sikur po rilidhet me veten e saj të kaluar.
Këngëtarja u shpreh se nuk po publikon asnjë këngë të albumit, sepse nuk pëlqen kur këngët e albumeve, publikohen veçmas.
‘Dalin jashtë kontekstit të albumit’, - u shpreh ajo.
Mandej, shtoi se një nga këngët e albumit, titulluar ‘Lunch’, e ka ndihmuar të hapet për seksualitetin e saj.
‘Ajo këngë më ndihmoi të bëhesha kjo që jam. Të jem e vërtetë. Një pjesë të saj e shkrova para se të kisha një lidhje romantike me një vajzë, pastaj e përfundova. Kam qenë gjithë jetën e dashuruar me vajzat, por nuk e kisha kuptuar... S’e kisha menduar kurrë që do të flisja për seksualitetin tim.'
Gjithashtu, ajo tregoi se nuk ka dashur që njerëzit ta njohin, që të ruajë imazhin e misteriozes. Megjithatë, tashmë e sheh albumin e ri si një mundësi për të ndryshuar këtë perceptim, duke i treguar botës, veten e saj të vërtetë.



