Disa të famshëm dëshmojnë se xhinset me shtat të lartë janë ende në modë

Nga Class 22 April 2024

Disa të famshëm dëshmojnë se xhinset me shtat të

Xhinset me shtat të lartë kanë qenë prej kohësh në modë, yje si Gwyneth Paltrow, Meghan Markle dhe Joanna Gaines po i japin jetë të re këtij stili, duke treguar se si këto xhinse mund të jenë sa elegante, por edhe seksi. Një prekje më moderne për sezonin le të themi.

Më 19 prill, Joanna Gaines festoi ditëlindjen e saj të 46-të duke bërë patinazh në një zyrë, ndërsa kishte veshur xhinse me shtat të lartë dhe një bluzë të lirshme. Një ditë më parë, Meghan Markle postoi një fotografi në ‘Instagram’, e veshur me një palë xhinse klasike me shtat të lartë dhe nga ana tjetër, Gwyneth Paltrow, zgjodhi një palë xhinse treçerekëshe, në modë së fundmi, të kombinuara me një bluzë dhe xhaketë sportive.

Gjithashtu, Jennifer Lopez, Taylor Swift dhe Selena Gomez kanë veshur xhinse me shtat të lartë për të dalë në mbrëmje, duke dëshmuar se mund të stilohen në mënyra të ndryshme sipas rastit.

Nga xhinset e gjera, deri tek të ngushtat, ja disa ide si t’i kombinoni xhinset me shtat të lartë, për t’u ndierë rehat dhe bukur këtë sezon.

Disa të famshëm dëshmojnë se xhinset me shtat të   Disa të famshëm dëshmojnë se xhinset me shtat të  Disa të famshëm dëshmojnë se xhinset me shtat të  Disa të famshëm dëshmojnë se xhinset me shtat të 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon