Fifi zbulon 'paktin e fshehtë' që bëri me Granit Canën para 'Big Brother VIP 1'

Nga Class 20 April 2024

Fifi zbulon 'paktin e fshehtë' që bëri me Granit

3 vite pas "Big Brother VIP 1", Fifi ka zbuluar se ka bërë një marrëveshje me Granit Cana përpara se të hynte në shtëpinë e famshme.

E ftuar në “Cherry On Top”, Fifi ka treguar se njiheshin jashtë shtëpisë dhe përpara se të bëheshin pjesë e garës bënë pakt që të shtireshin sikur do të lidheshin.Por, artistja ka treguar se në momentin kur u futën në shtëpi, ish-futbollisi nuk iu përmbajt marrëveshjes dhe i tha që “të shikoj si motër”.

Para se të hyja në Big Brother kam bërë një marrëveshje me Granitin që të bënim sikur do të lidheshim brenda. Në ditën e dytë kur jam fut në shtëpi dhe më ka thënë që ty të shikoj si motër.

Njiheshim para se të hynim në BBV. Në fakt ne nuk e dinim se çfarë do të ndodhte me ne, a do të kishim atë shikueshmëri, nuk e dinim atë impakt. Etikën e kemi pasur në vend të parë. Thosha me vete “pse po më nxjerr ky sikur po vdes mbas këtij”, ndërkohë që kishim marrëveshje për të bërë lojë”, tha ajo.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon