Babai i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq protestën në Pejë

Nga Class• 17 April 2024

Babai i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë organizuar një marsh protestues paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga bashkëshorti i saj me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”.

Babai i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq

Gjatë protestës iu bë thirrje institucioneve shtetërore të drejtësisë për trajtim dhe përgjegjësi më të madhe ndaj rasteve të dhunës ndaj të gjitha grave.

Babai i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq

Marshit paqësor u udhëhoq nga vajza e Gjyljeta Ukellës, e cila u vra të martën, ndërkaq dorasi dyshohet se është bashkëshorti i saj.

Marshi nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Babai i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj bashkëshortit, i cili vrau të martën në mëngjes viktimën.

Marshi protestues është organizuar nga Syri i Vizionit dhe organizatat tjera të shoqërisë civile në Pejë, të cilat janë shprehur thellësisht të trishtuara dhe të indinjuara nga rritja e rasteve të vrasjeve të qëllimshme të grave – femicidi.

Babai i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon