Rrëzohet teleferiku në Turqi, 1 i vdekur, qindra persona të bllokuar në ajër

Nga Class 13 April 2024

Rrëzohet teleferiku në Turqi, 1 i vdekur, qindra persona të

Një person humbi jetën, dhjetë mbetën të plagosur ndërsa rreth 200 të tjerë u bllokuan në ajër pasi një shtyllë teleferiku u shemb. Ngjarja ndodhi pranë Antalias në Turqi.

Atje mbërritën helikopterët për të shpëtuar 184 personat që kanë mbetur në kabina, tha në një deklaratë kryebashkiaku i Antalias, Muhittin Bocek.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha se ngjarja u regjistrua kur një nga kabinat u përplas në një zonë shkëmbore teksa u shemb shtylla. Agjencia e lajmeve Anadolu thotë se viktimë ka mbetur një 54-vjeçar turk.

Të plagosurit e tjerë janë turq dhe një person nga Kirgistani. Mes të lënduarve janë edhe dy fëmijë. E premtja ishte dita e fundit e pushimeve me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, ku familjet turke zgjedhin të shkojnë në resorte bregdetare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Teleferiku mbante turistë nga plazhi Konyaalti drejt një restoranti në majën e Tunektepe, rreth 618 metra mbi nivelin e detit.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon