Pluhuri afrikan mbulon Tiranën

Mëngjesin e sotëm, Tirana u mbulua nga pluhuri afrikan, duke shkaktuar njëkohësisht temperatura të larta, mbi 20 gradë Celsius.
Këto grimca të pluhurit saharian, siç shpjegojnë ekspertët, kanë përqëndrim të lartë që prodhon fenomenin me të cilin janë përballur sot qytetarët e kryeqytetit. Kjo situatë pritet të vazhdojë deri ditën e enjte, duke u rralluar gradualisht.
Ky pluhur po shkakton edhe një situatë mbytëse sa i përket temperaturave të larta, pasi shoqërohet me masa të ngrohta ajrore.
Gjithashtu, ky fenomen ka prekur edhe vende të tjera të rajonit tonë.



