Akuzoi shoqen për ndarjen nga partneri, Vesa Vllasaliu tregon për kërcënimet pas daljes nga ‘BBVK’

Nga Class 4 December 2023

Akuzoi shoqen për ndarjen nga partneri, Vesa Vllasaliu tregon për

Në intervistën e saj për ‘Big Talk Kosova’, Vesa Vllasaliu ka folur për deklaratat e bujëshme që ka bërë gjatë qëndrimit të saj në ‘Big Brother VIP’ mbi ish-partnerin.

Ajo është shprehur gjatë formatit se shkak i ndarjes ishte bërë shoqja e ngushtë e Vesës, e cila sipas saj, i kishte marrë partnerin.

Vesa shprehet që nuk është penduar për deklaratat dhe historitë që ajo treguar në shtëpi, pavarësisht kërcënimeve dhe reagimeve negative.

“Kjo temë është zgjatur shumë, nuk pendohem për asgjë nga ato. Unë tani kam jetën time, çdo gjë që ka qenë ka mbaruar. “Pas daljes menjëherë nuk jam ndjerë mirë sepse kam marrë shumë mesazhe kërcënuese prej profileve fallco në Instagram, për këtë arsye as nuk kam dalë dhe kam ikur në Stamboll. Nuk e di nga kush kanë qenë ato mesazhe, kanë qenë shumë fjalë të rënda dhe kam lajmëruar menjëherë policinë”, ka thënë Vesa.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon