Vdekja e babait dhe shokut të ngushtë, Big Mama rrëfen mes lotësh incidentin fatkeq

Nga Class• 4 December 2023

Vdekja e babait dhe shokut të ngushtë, Big Mama rrëfen mes

Në një intervistë për ‘S’e luan topi’, këngëtarja ka treguar mes lotësh për ndarjen nga jeta të babait të saj në moshën 18-vjeçare.

Ndërkohë, ajo ka zbuluar edhe momentin kur i ka shpëtuar një incidenti të rrezikshem me shokun e saj të ngushtë, i cili nuk arriti dot t’ia dilte.

“Në moshën 17-18 vjeçare kam humbur shokun e parë të ngushtë të jetës. Ndërroi jetë shoku i parë dhe për një vajzë 17-18 vjeçare është diçka e rëndë për t’u përjetuar. Më pas, në Strugë po prapë humba një tjetër shok të ngushtë. Aty u mbyta dhe unë, por u ktheva në jetë për së dyti. Ka ndodhur një incident para shumë vitesh.

Ishim në liqenin e Ohrit me një motor uji, ndodhi një problem, ramë nga motori, të dy e humbëm vetëdijen. Se si na kanë nxjerrë, se si kemi shpëtuar nuk e di. Vetëm kur hapa sytë në spital. Mjekët na kthyen shpirtin dhe zemrën, por atij nuk i funksiononte më truri. Unë e kam pasur të shkruar të jem gjallë, ai ndërroi jetë”-rrëfehet Big Mama.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon