Duke festuar ditëlindjen e 50-të, Mercure zgjeron mikpritjen e tij në tregje të reja, duke bërë një debutim madhështor në Shqipëri. Marka e mirëdashur e Accor, një grup mikpritjeje lider në botë, është i njohur për gërshëtimin e përsosur të standardeve globale me sharmin vendas përmes përkushtimit ndaj kulturës, historisë dhe traditës. Hoteli i sapondërtuar me 4 yje Mercure Tirana do të jetë i dyti i një zinxhiri global në vend, duke sjellë një cilësi krejtësisht të re në tregun vendas të hotelerisë. Elegancë e paskajshme, komoditete të stilit të rafinuar dhe shije vendase që përmiresojnë përvojën e udhëtarëve që vizitojnë kryeqytetin e vendit janë disa nga sinonimet që miqtë do të gjejnë në Mercure Tirana.

Shqipëria po bëhet një nga destinacionet në rritje të udhëtimeve pasi gjithnjë e më shumë turistë evropianë janë të interesuar të zbulojnë këtë perlë të fshehur. Në vitin 2023, Shqiperia u vizitua nga mbi 8,3 milionë turistë, duke e renditur në një nga më të mirët në sektorin e tregut vendas të turizmit. Duke njohur potencialin e tij në rritje, Accor vazhdon të zgjerojë portofolin e tij evropian me prona të reja duke iu bashkuar tregut shqiptar në fillim të vitit 2024. Grupi është i njohur në mbarë botën për portofolin e tij të markave që shërbejnë pothuajse çdo segment të tregut, duke përmbushur në mënyrë perfekte nevojat moderne te vizitoreve te hotelit.

Përmes markës Mercure, Accor premton një përvojë krejtësisht të re në sektorin e hotelerisë. Çdo objekt ka stilin dhe personalitetin e tij unik të frymëzuar nga mjedisi dhe kultura vendase. Duke respektuar ADN-në e markës, hotelet Mercure kanë rrënjët e tyre në komunitetin vendas, duke ofruar një përvojë të plotë bazuar në origjinalitetin e rajonit, me kuzhinën, artizanatin dhe traditat e tij.


 
Mercure Tirana do të jetë një nga hotelet e para të hapura në festën globale të 50-vjetorit të markës.

Prona e sapondërtuar shtrihet në një nga arteriet kryesore që lidh kryeqytetin e Shqipërisë me qytetin e saj kryesor bregdetar, Durrësin, zonë kjo qe ka pasur një zhvillim mbresëlënës. Me 64 dhoma dhe ambiente të brendshme moderne dhe komode, të frymëzuara nga kultura dhe tradita vendase, hoteli do t'i ofrojë vizitorëve atmosferë vërtet shqiptare dhe mundësinë që ta kalojnë kohën e tyre si vendas. Do të ketë gjithashtu një restorant, bar, pishinë dhe pajisje biznesi në dispozicion të çdo vizitori. Me qendrën e Tiranës lehtësisht të arritshme dhe aeroportin më të madh të vendit pak larg me makinë, Mercure Tirana është një portë hyrëse e përsosur drejt mrekullive natyrore dhe kulturore, moderne dhe të lashta, të Shqipërisë – një destinacion turistik në rritje në rajonin e Mesdheut. Hoteli do të mirëpresë vizitorët e parë në fillim të vitit të ri.

"Jam i emocionuar dhe mezi pres të mirëpres vizitorët në pronën tonë të parë Mercure, duke festuar një përvjetor të veçantë të markës. Është krenaria jonë që në këtë përvjetor të veçantë t'i bashkohemi tregut shqiptar të mikpritjes vitin e ardhshëm, duke mundësuar turistët nga e gjithë Evropa dhe pjesa tjetër e botës të njohin gjerësisht bukurinë e traditës, kulturës dhe historisë vendase të rajonit tonë. Jemi të sigurt që Mercure Tirana do të sjellë cilësi të re në sektorin e mikpritjes në Shqipëri dhe përvoja të jashtëzakonshme për vizitoret tanë" – tha Bulent Suzer, Administratori i Përgjithshëm i Mercure Tirana.

Hoteli i parashikuar në Tiranë do të jetë debutimi i Mercure në Shqipëri dhe do të shërbejë si një hap i mëtejshëm për zgjerimin e markës në rajonin e Ballkanit ku portofoli i tij përfshin gjithashtu prona në Beograd (Serbi), Prishtinë (Kosovë) dhe Tetovë (Maqedonia e Veriut), dhe shumë të tjera që do të vijnë në të ardhmen e afërt.
 
Investitori i hotelit të ardhshëm është një kompani shqiptare Tirana Entry Business Center LCC.
 
"Partneriteti me Accor, një lider botëror në industrinë e mikpritjes, është një moment historik për kompaninë tonë. Shqipëria është një perlë e vërtetë turistike, e cila po vlerësohet nga turistët ndërkombëtarë. Jemi të entuziazmuar që t'u ofrojmë të gjithëve që vijnë në Tiranë një përvojë të jashtëzakonshme në hotelin Mercure që do të hapet së shpejti, i cili jam e sigurt se do të fitojë zemrën e të gjithëve" - shton Fabiola Luli, Drejtore e Tirana Entry Business Center LCC.

Rreth Mercure

Mercure është një markë e rrallë e shkallës së mesme që ndërthur fuqinë e një rrjeti ndërkombëtar me përvojat e mirëfillta dhe vendase të mikpritjes. Angazhimi i palëkundur i markës ndaj cilësisë siguron një standard të qëndrueshëm dhe të besueshëm shërbimi në çdo Mercure në mbarë botën, ndërsa dizajni i çdo hoteli pasqyron karakterin dhe kulturën e veçantë të vendndodhjes së tij. Duke shkuar përtej të zakonshmes për udhëtarët e biznesit dhe të kohës së lirë, anëtarët e ekipit të Mercure njihen për pasionin, entuziazmin dhe ngrohtësinë e tyre, duke ndarë njohuritë e tyre për ambientin vendas, duke ofruar këshilla të dobishme dhe duke argëtuar vizitorët me tregime mbi historinë dhe folklorin vendas. Me më shumë se 810 hotele në mbi 60 vende, Mercure Hotel janë të vendosura në qendrat e qyteteve, buzë detit ose maleve. Mercure është pjesë e Accor, një grup lider në botë i mikpritjes që zotëron mbi 5,500 prona në më shumë se 110 vende, dhe një markë pjesëmarrëse në ALL - Accor Live Limitless - një program besnikërie që ofron akses në një shumëllojshmëri të gjerë shpërblimesh, shërbimesh dhe përvojash.
 

Rreth Accor

Accor është një grup lider në botë në sektorin e mikpritjes që ofron eksperienca në më shumë se 110 vende me 5500 prona, 10000 pika ushqim&pije, ambiente të mirëqenies ose hapësira pune fleksibël. Grupi ka një nga ekosistemet më të qëndrueshme të industrisë së mikpritjes, që përfshin më shumë se 40 marka hotelesh duke filluar nga ato të luksit deri ne nivelin më ekonomik, si dhe Lifestyle me Ennismore. Accor është i përkushtuar që të veprojë pozitivisht për sa i përket etikës dhe integritetit të biznesit, turizmit të përgjegjshëm, zhvillimit të qëndrueshëm, shtrirjes së komunitetit dhe diversitetit dhe gjithëpërfshirjes. E themeluar në vitin 1967, Accor SA e ka selinë në Francë dhe është publikisht i listuar në Euronext Paris (kodi ISIN: FR0000120404) dhe në Tregun OTC (Ticker: ACCYY) në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.group.accor.com ose na ndiqni në Twitter, Facebook, LinkedIn, Instagram dhe TikTok.