Vrasja e Liridona Murselit në Prishtinë: 'Bashkëshorti i saj më premtoi 30 mijë euro për vrasjen'

Nga Class• 1 December 2023

Vrasja e Liridona Murselit në Prishtinë: 'Bashkëshorti i saj

Detaje të rënda po raportohen së fundmi lidhur me vrasjen e 33-vjeçares Liridona Murseli, bashkëshortes së ish këshilltarit të Behgjet Pacollit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit 2023 në Prishtinë.

Prokuroria e Prishtinës ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit, bashkëshortit së Liridona Murselit nën akuzën se ka porositur vrasjen e kësaj të fundit. Konfirmohet edhe arrestimi i Granit Plavës, autorit të ngjarjes së rëndë i cili në dëshminë e tij ka zbuluar se Naim Murseli i ka premtuar 30 mijë euro në këmbim të vrasjes së gruas së tij.

Në njoftimin e prokurorisë, theksohet edhe sekuestrimi i armës së krimit, lloji “pistoletë”.

Sipas mediave të Kosovës, Granit Plava dhe Naim Murseli janë arrestuar të dy në Gjakovë. Autori Granit Plava ka rrëfyer në polici se ka qenë Naim Murseli ai i cili ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij dhe për këtë krim i ka premtuar 30 mijë euro, një pjesë të të cilave ia kishte dhënë paraprakisht.

Ndërsa nga dëshmia e Naim Murselit, dy grabitës kishin dalë përpara për t'i grabitur. 

Pas zbardhjes së detajeve rreth ngjarjes ka reaguar edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili shprehet i tronditur nga krimi makabër dhe ka bërë thirrje që kushdo që fshihet pas vrasjes të marrë dënimin maksimal.

Si ndodhi vrasja në 29 nëntor

Në mbrëmje rreth orës 20:20 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen Dalip Alshiqi në Prishtinë. Pasi policia mbërriti në vendngjarje, është gjetur e pajetë Liridona Murseli e cila ishte ekzekutuar me armë zjarri në makinën ku ishte edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli së bashku me 2 fëmijët e tyre.

Dyshimet e para kanë qenë për një grabitje, pasi edhe Naim Murseli në dëshminë e dhënë deklaroi se 2 persona të maskuar u kishin kërkuar paratë dhe në largim e sipër kishin qëlluar me armë zjarri gruan e tij, Liridona Murselin e cila mbeti e vdekur në vend.

Burimi: Shqiptarja.com

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon