Air Albania përgënjeshtron lajmet e rreme: Jemi në shërbim të destinacioneve të reja!

Nga Class• 15 November 2023

Air Albania përgënjeshtron lajmet e rreme: Jemi në shërbim

Air Albania qartëson opinionin publik se çdo raportim i fundit, në lidhje me borxhet e papaguara është ekzagjërim i një procedure private mes kompanisë dhe palëve të treta praktikë e shpeshtë në aktivitetet tregtare.

"Duke marrë shkas nga interesimet mediatike rreth aktivitetit tregtar të Air Albania qartëson opinionin publik se asnjë llogari e kompanisë nuk është sekuestruar dhe çdo pohim ndryshe është një ekzagjerim i rremë i një procedure private të kompanisë me palë të treta përmbaruese.

Kjo lloj procedure shfaqet rregullisht në sektorin tregtar dhe nuk ka ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në punën tonë të përditshme.

Air Albania mbetet e përkushtuar për të ofruar një përvojë të shkëlqyer udhëtimi me oferta të dedikuara dhe me komoditet të plotë për pasagjerët."

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon