Modele dhe teniste në Hollandë, kjo thuhet se është vajza që i ka 'vjedhur' zemrën Olsi Bylykut!

Nga Class 3 October 2023

Modele dhe teniste në Hollandë, kjo thuhet se është vajza

Olsi Bylyku thuhet se ka hedhur pas krahëve historinë e dashurisë me Egli Takon dhe ka nisur një histori të re dashurie.

Ditën e djeshme ‘Vip Magazine’ shkruan se aktori ka nisur një histori dashurie me një vajzë e cila nuk është një emër i njohur për publikun.  Ajo punon si gazetare në një televizion kombëtar në Shqipëri dhe janë njohur njëri-tjetrin në ambiente pune.

Po e njëjta media raportoi se lidhja e tyre ka përmasa serioze, duke qenë se vajza në fjalë ndjek në rrjetet sociale edhe disa familjarë të këngëtarit.

Sakaq, sot ‘Albeu’ bën me dije se e dashura e re e Olsit quhet Sindi dhe është 24 vjeç. Ajo jeton në Hollandë, mirëpo gjatë periudhës që ka qenë në Shqipëri ka punuar si gazetare.

Modele dhe teniste në Hollandë, kjo thuhet se është vajza

Po e njëjta media shkruan se Sindi tashmë është modele dhe teniste në qytein e Amsterdamit dhe Utrehtit dhe fotot e saj zënë kopertinat e revistave sportive.

Si duket, dhe udhëtimet e shpeshta të këngëtarit drejt Amsterdamit e paskan pasur një arsye dhe kjo arsye na qenka, Sindi!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon