'Si të jetoj unë pa heroin tim?' Letra rrëqethëse e vajzës së policit që u vra në Kosovë

Nga Class• 25 September 2023

'Si të jetoj unë pa heroin tim?' Letra rrëqethëse

Arbenita Bunjaku, vajza e policit Afrim Bunjaku, u është drejtuar me disa fjalë prekëse të pranishmëve në ceremoninë përkujtuese që po mbahet në nderim të tij, teksa sot Kosova është në zi.

Mes lotësh, vajza e rreshterit të rënë në mbrojtje të atdheut tha se do ta përkujtojnë gjithmonë me mall dhe dhimbje dhe se do të ndjekin rrugën e tij.

“Heroi im, babai im. Sa vështirë e kam të shkruaj për ty, babai im. Para kohe, unë mbeta jetim, kurrë s'e kam besuar. Ikja jote babi, na la një plagë të madhe në zemrat tona. Babi, nuk e di si do të jetoj unë pa ty. Si të jetoj unë pa heroin tim?

Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Është shumë e rëndë për mua. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na i mësove, por si të jetojmë pa ty, asnjëherë. Babi, ti ishe një njeri i dashur për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën.

E flijove jetën për liri, për këtë vend që ne dhe Kosova të jemi të gjithë krenarë me ty, me heroizmin tënd, mundin dhe punën që e ke bërë për këtë vend.

Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty dhe do të ndjekim gjithmonë rrugën tënde. Me mall dhe dhimbje do të përkujtojmë gjithmonë heroi im, babai im”, ka deklaruar ajo.

'Si të jetoj unë pa heroin tim?' Letra rrëqethëse

Afrim Bunjaku ishte babai i tre fëmijëve, një vajze dhe dy djemve dhe kishte 22 vite karrierë në Policinë e Kosovës.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon