E kush mund ta përcaktojë se kur mbarojnë pushimet?!
Fundja temperaturat janë të larta dhe kshu parashikohen të jenë deri në muajin tetor.
Pra kemi ende shpresë të shijojmë edhe disa fundjava në bregdet. Por për t'u shkëputur nga ambjentet dhe stili i zakonshëm i hoteleve, ne do ju sugjerojmë një tjetër vend, ku mund të merrni një komoditet ndryshe.
Bëhet fjalë për një vilë e cila ndodhet në Qeparo, midis detit dhe malit dhe njihet me emrin Porta Qeparo. Një vilë e cila është e ndërtuar që në vitin 1830 dhe është rikonstruktuar sërish në 1910, ku ka marrë formën që i është ruajtur deri më sot.
Pjesa e bodrumit është e përshtatur si një dhomë me hapësirë të bollshme për një familje të madhe me 4 deri në 5 persona. Aty gjeni një ndërthurrje të stilit klasik me atë modern.
Të gjithë ata që e duan stilin antik, padyshim që do e shijonin qëndrimin në këtë vilë, pasi të kalonin kohë në bregdetin e Qeparosë, i cili ka qenë një ndër më të vizituarit këtë sezon vere.
Dhoma familjare, e përshtatur për 3 të rritur, është një ambjent i ngrohtë me shumë elemente tradicionale që të kthejnë pas në kohë.
Kjo dhomë ka një elementë që e bënë atë të dëshiruar edhe gjatë sezonit dimëror dhe ai është oxhaku.
View this post on Instagram
Dhoma çift, përgjatë sezonit që lam pas, ka mirëpritur shumë çifte të huaja që vlersonin pamjen panoramike të maleve dhe qetësinë që të ofronte zona përreth.
Vila ka tre dhoma, të përshtatura për 9 të rritur, 1 kuzhinë të përbashkët dhe një lavanderi. Wshtë e përshtatshme për të gjitha grupmoshat, familje, shoqëri apo çifte.
Vila mund të rezervohet e gjitha ose mund të jepet me dhoma të veçanta, duke ndarë disa ambjente të përbashkëta siç janë: kuzhina, jacuzzi, lavanderia apo ambjentet e jashtme të tarracës.
View this post on Instagram
Pra siç e kuptuat kjo vilë mund të frekuentohet në çdo sezon të vitit.
Edhe gjatë vjeshtës, ju mund të kaloni një fundjavë me temperatura të ngrohta në këtë fshat turistik, ku mund të shijoni pamje mahnitëse dhe ajrin e bregdetit.
View this post on Instagram
"Shqiptarët emigrantë kanë qenë vazhdimisht të interesuar, duke bërë rezervime edhe për vitin e ardhshëm. Vitin e parë pritshmëritë kanë qenë për turistë të huaj, duke qenë se ata e vlerësojnë më shumë stilin tradicionalë të një vendi, por në fakt numri i shqiptarëve që vinin nga anëembanë botës ishte shumë i lartë."- ka shprehur Kristina, e cila menaxhon prej 2 vitesh shtëpinë e stërgjyshërve të saj.