Njerëzit e lindur në këtë datë janë më të suksesshëm

Nga Class• 15 September 2023

Njerëzit e lindur në këtë datë janë më

Studiuesit përzgjodhën datat e lindjes së 1000 fituesve të çmimeve të shumta prestigjioze për të zbuluar se cilat data kanë më shumë gjasa të sjellin sukses.

Nga 365 ditët e vitit, 30 Prilli rezultoi të ishte data që nxori më shumë fitues.

Rreth 11 fitues kanë lindur në këtë datë, duke përfshirë fituesen e Oscar-it, Cloris Leachman, një nga aktoret më të njohura në histori. Reperi i njohur Travis Scott dhe aktoret Gal Gadot dhe Kirsten Dunst.

Data e dytë e lindjes e lidhur me më shumë çmime dhe njohje është 27 Prilli. Në total, tetë nga 1000 personat e analizuar kanë lindur në këtë datë. Këtu përfshihen këngëtaret fituese të çmimeve Grammy.

Prilli duket se është një muaj vërtet i veçantë! Njerëzit më të suksesshëm kanë lindur në atë muaj, deri në 99 nga 1000. Mes tyre janë Emma Thompson, Barbra Streisand, Emma Watson dhe Victoria Beckham.
Janë edhe 20 janari, 23 dhe 26 marsi si dhe 29 prilli, datat që ishin në listën e ditëve të vitit që lindën njerëzit më të suksesshëm.

Nëntori zuri vendin e dytë me 94 fitues të çmimeve prestigjioze. Mes tyre janë Anne Hathaway dhe Gordon Ramsay. Marsi është në vendin e tretë, me 92 fitues.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon