'Jetë pa tinguj', një thirrje për prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe

Nga Class• 13 September 2023

'Jetë pa tinguj', një thirrje për prindërit e

Shumë personazhe të njohur shqiptar, janë bërë pjesë e një fushate ndëgjegjësuese me emrin 'Ad hoc', e cila lidhet me Institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë. Një Institut që ka qenë në shërbim të fëmijëve me aftësi ndryshe për 60 vite. 

Drejtuesja e institucionit Orjola Idrizi dhe stafi akademik kërkojnë që sa më shumë prindër të mësojnë për ekzistencën e tij dhe shërbimet që ofrohen që para se të trokasin në dyert e klinikave private.

Nxënësit mund të regjistrohen nga klasa përgatitore deri në në gjimnaz dhe gjithçka ofrohet falas nga shteti (mjetet shkollore, tekstet, veshjet dhe mësimi i profesioneve të nryshme). 

Gjithashtu Instituti ofron edhe konvikte dhe mensë për nxënësit nga rrethet, të gjitha të siguruara nga shteti.

Qëllimi i kësaj thirrjeje për prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe ka si qëllim reflektimin mbi vlerat e këtij Instituti që është i specializuar për një të ardhme të sigurtë për këta fëmijë.

Në një komunikim që redaksia e CLASS ka patur me mësuese Silvën, e cila para disa vitesh ka publikuar shkrimin, 'Jetë pa tinguj', dedikuar fëmijëve që s’flasin e s’dëgjojnë, kuptuan se është vërtet me rëndësi që kjo thirrje të arrij tek këta prindër, të cilët duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur.

'Jetë pa tinguj', një thirrje për prindërit e

Një rast i tillë është vogëlushi Sokol Duka, me aftësi ndryshe, pas një përvoje në shkollë normale, zgjodhi më pas Institutin në fjalë. Ai është mjaft i lumtur dhe ka mundësinë që të ndjekë dëshirat dhe ëndrrat e tij përmes ndihmës së stafit të specializuar.

"Ajo që duhet të bëjmë është të sensibilizojmë shoqërinë në përgjithësi, mbarë njerëzit për resurset sociale, për të menduar seriozisht dhe fuqimisht në të gjitha aspektet e veprimtarisë që synojnë trajtimin sa më të mirë dhe integrimin e kësaj pjese të konsiderueshme në nevojë.

Unë personalisht si mësuese në këtë institucion e konsideroj ndihmën ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara jo vetëm si Institucion Bamirësie, por edukim, arsimim dhe profesionalizëm, gjithashtu edhe për t’i integruar sa më mirë në shoqëri, për t’i mbrojtur nga cenet e plagët e sotme sociale." - ka shprehur mësuese Silva.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon