Prestigjiozja “The Telegraph” i ka dedikuar një artikull Ballkanit, ku thotë se vetëm vitin e fundit mbi 4 milionë turistë britanikë e kanë vizituar këtë gadishull.

Një shkrim renditen vendet më të mira për tu vizituar, mes tyre edhe Shqipëria. E cilësuar dikur si një djerrinë neo-staliniste e betonit postkomunist, Shqipëria ka lulëzuar në dekadën e fundit për sa i përket imazhit të saj, shkruan britanikja.

Në artikull theksohet se atje ku shkëlqen, Shqipëria shkëlqen shumë. Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit. Përpos bregdetit, në shkrim përmendet edhe kultura dhe historia.

“Shkoni në brendësi të vendit dhe shpalosni një ëndërr piktoreske, vende të lashta historike si Butrinti, Bylisi dhe Apolonia; qytetet e mrekullueshme osmane si Gjirokastra dhe Berati dhe Parku Kombëtar i Llogarasë, i cili strehon një tjetër lloj lartësie shqiptare nën maskën e maleve të larta”.