Publikohet fragmenti nga xhirimet: Disa detaje nga roli i Luizit në 'Në kuadër të dashurisë'

Nga Class 3 July 2023

Publikohet fragmenti nga xhirimet: Disa detaje nga roli i Luizit në

“Në kuadër të dashurisë” me protagonist kryesorë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin vijon xhirimet teksa premiera e filmit është në muajin tetor.

Shumë kuriozitet ka mbi personazhet, e sidomos për Luizin që do e shohim për herë të parë si aktor. Në mediat sociale është publikuar një video nga xhirimet e filmit ku shihet se Luizi në rol quhet Besi. Siç mund të kuptohet personazhi i tij është po ashtu këngëtar.

Produksioni ka zbuluar disa detaje mbi përmbajtjen e filmit dhe historinë që do të zhvillohet.

“Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.”- zbulon produksioni.

“Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë i'u vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.”

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon