Në shenjë proteste, turisti zhvishet lakuriq brenda bazilikës së Shën Pjetrit

Nga Class• 2 June 2023

Në shenjë proteste, turisti zhvishet lakuriq brenda bazilikës

Një turist në Vatikan u zhvesh dhe vrapoi lakuriq përgjatë altarit në bazilikën e Shën Pjetrit si akt proteste ndaj luftës në Ukrainë.

Një foto e publikuar në internet tregon burrin i cili kishte një shkrim në shpinën e tij që bën thirrje për shpëtimin e fëmijëve ukrainas.Rojet ua dorëzuan personin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, policisë italiane si dhe raportohet se kishte gërvishtur veten me thonj.

Në shenjë proteste, turisti zhvishet lakuriq brenda bazilikës

Nuk dihet nëse ai do të përballet me ligjin. Ngjarja ndodhi përpara se objekti fetar të mbyllej pasdite.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një incident i tillë në bazilikë. Në vitin 2016, 44-vjeçari Luis Carlo u arrestua pasi u zhvesh lakuriq brenda shtëpisë së shenjtë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon