*Rubrika 'Bisedo Me...' sjellë për ju biseda reale ose te trilluara, midis të cilave gjendet një zgjidhje dhe një mesazh për një situatë që po përjetoni*

Ajo: ‘Më ke gënjyer…’

Ai: ‘Nuk kisha zgjidhje tjetër…’

Ajo: ‘Zgjidhje apo zgjedhje?..’

Ai: ‘Një zgjedhje e gabuar..’

Ajo: ‘Je gati për pasojat..?’

Ai: ‘Kam nevojë edhe për një mundësi…”

Ajo: ‘Unë kam nevojë për diçka tjetër…”

Ai: ‘Do bëj çdo gjë që të bën të ndihesh më mirë…”

Ajo: ‘Ti tashmë ke bërë diçka që më bënë të humbasë çdo ndjesi të mirë…’

Ai: ‘Dmth do i japësh fund?’

Ajo: ‘Do i jap fund duke i dhënë kohë vetes, siç ti bëre një zgjedhje të gabuar, unë do bëj zgjedhjen e duhur.’

Ai: ‘Të gjithë gabojnë një herë në jetë, është shumë normale…’

Ajo: ‘Normale është të mendosh për veten, sepse edhe njeriu që I ke besuar më shumë të zhgënjen një ditë. Ajo që mbetet në fund është vetem vetja!’