Ikonike: Naomi Campbell me maskë për fytyrën dhe syze në festivalin e Kanës

Nga Class 18 May 2023

Ikonike: Naomi Campbell me maskë për fytyrën dhe syze në

Kujdes: Kjo nuk është një lëvizje që duhet të tentohet nga të vdekshmit.

‘Page Six” shkruan se Naomi Campbell u pa në hotelin e saj në Kanë të martën e veshur me një maskë për fytyrën (nga ato të kujdesit për lëkurën, jo nga ato të COVID) dhe syze dielli.

"Ajo mbërriti me një shoqëruese sigurie të veshur me një maskë për fytyrën," ka thënë një ‘spiun’, i cili shtoi se Campbell shkoi direkt në dhomën e saj.

Ikonike: Naomi Campbell me maskë për fytyrën dhe syze në

"Ajo kishte syze dielli mbi të," thotë dëshmitari okular. “Thashë me vete ‘Çfarë mbretëreshë’. Ikonë. Edhe mënyra se si ajo ecën...”

Campbell ka shprehur shpesh dashurinë e saj për një maskë të mirë. Ajo ka thënë për rutinën e saj të kujdesit të lëkurës, "Unë jam vazhdimisht me maska hidratuese, maska për fytyrën, maska kremoze, maska letre".

Pak orë më vonë, Campbell shkëlqeu në tapetin e kuq për filmin hapës "Jeanne du Barry" me një fustan me temina ngjyrë argjendi.

Ikonike: Naomi Campbell me maskë për fytyrën dhe syze në

Perëndesha e pasarelave është thuajse përher e pranishme në festival. Festivali bie edhe gjatë ditëlindjes së saj.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon